Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga bombardimet janë vrarë civilë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Forcat qeveritare ukrainase thonë se në lindje të Ukrainës nga bombardimet janë vrarë dy civilë.

Autoritetet i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP se dy civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve.

Separatistët pro-rusë kanë thënë se bombardimet kanë vrarë një banor lokal dhe janë plagosur tre të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit ne kemi regjistruar numrin më të madh të luftimeve dhe bombardimeve nga separatistët në këto 6 muajt e fundit”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko.

Dy ushtarë ukrainas gjithashtu janë plagosur.

Luftimet të ashpëra janë duke u zhvilluar në rrugën që lidh Mariupolin dhe Donjeckun.

XS
SM
MD
LG