Ndërlidhjet

Bombardime në Siri, prishet armëpushimi


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi

Në dy fshatërat e kontrolluar anga forcat qeveritare k, në veriperëndim të qytetit të Damaskut në Siri, ka pasur bombardime gjatë ditës së sotme. Armëpushimi në këtë zonë është prishur.

Luftimet vijnë pasi bisedimeve në mes të ushtrisë dhe rebelëve islamikë, të cilat kishin për qëllim që të zgjatet armëpushimi dhe të arrihet një marrëveëshje përfundimtare, e cila do t’i jepte fund luftimeve.

Televizioni shtetëror tha se një burrë dhe djali i tij janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në “bombardimet e terroristëve”, në fshatërat Fouaa dhe Kafraya, që kontrollohen nga regjimi, që gjenden në provincën Idlib.

Vëzhguesi Sirian për të Dejtat e Njeriut tha se të paktën 200 raketa janë hedhur në mëngjesin e sotëm në fshatërat e banuara me shiitë.

Forcat qeveritare kanë bombarduar ndërkaq Zabadani, që kontollohet nga rebelët dhe është afër kufirit të Sirisë me Libanin.

XS
SM
MD
LG