Ndërlidhjet

Vriten 4 civilë në rajonin e Kashmirit


Policia indiane në rajonin e Kashmirit, foto nga arkivi
Policia indiane në rajonin e Kashmirit, foto nga arkivi

Në rajonin ekontestuar të Kashmirit, India dhe Pakistani sot kanë zhvilluar luftime të ashpëra dhe kanë hedhur mortaja ndaj njëra-tjetrës.

Si pasojë e luftimeve janë vrarë 4 civilë dhe janë plagosur 23 të tjerë.

Tre civilë janë vrarë në sektorin Balakote në këtë rajon të ndarë, kur makina me të cilën po udhëtonin u godit nga një mortajë e cila ishte hedhur nga ushtarët pakistanezë, thotë policia indiane.

Të paktën 20 civilë janë plagosur në luftimet nëpër zona të ndryshme në këtë rajon.

Policia pakistaneze gjithashtu ka thënë se një civil është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga bombardimet në fshatin Dabsi Narr.

Të dy shtetet kanë akuzuar njëri-tjetrin për këto incidente.

Pakistani dhe India janë duke shkëmbyer zjarr pothuajse për ditëe në javët e fundit. Por këto dy shtete kanë histori të marrëdhënieve të tensionuara në mes vete.

Ata kanë luftuar në dy prej tre luftërave të organizaura për rajonin e Kashmirit.

Sot Kashmiri është një rajon i ndarë dhe të dy shtetet thonë se është pjesë e tyre.

XS
SM
MD
LG