Ndërlidhjet

Bagdad: 22 të vrarë nga sulmet me bomba


Bagdad, foto nga arkivi
Bagdad, foto nga arkivi

Të paktën 22 persona janë vrarë në Bagdad të Irakut më 15 gusht, pas një serie sulmesh me bomba.

Në qarkun Habibiya që është i banuar kryesisht me shiitë janë vrarë të paktën 13 persona.

Një seri e bombardimeve ka vrarë të paktën edhe 9 persona të tjerë, nëpër lagje të ndryshme të Bagdadit.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme por militantët e Shtetit Islamik së fundmi kanë nisur një ofenzivë me bombardime në Bagdad dhe në provinca të tjera, duke pasur për cak myslimanët shiitë.

Më 13 gusht, të paktën 62 persona u vranë në të njëjtën zonë, pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në një treg të mbushur me njerëz. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG