Ndërlidhjet

Kinë: Nga shpërthimet 112 të vdekur


Tianxhin, Kinë
Tianxhin, Kinë

Numri i viktimave nga shpërthimet në qytetin-port Tianxhin të Kinës, ka arritur në 112, përderisa banorët afër depos së kimikateve, ku po ndodhin shpërthimet, janë larguar më 15 gusht, nga frika nga ndotja kimike.

Më shumë se 700 persona të tjerë janë shtruar në spital.

Autoritetet kanë identifikuar 24 prej viktimave por 88 të tjerë akoma nuk kanë mundur të identifikohen.

Seri të shpërthimeve dhe zjarri i madh kanë vazhduar që disa ditë.

Njerëzit janë evakuuar për shkak të frikës nga ndotja kimike, pasi që policia ka pranuar se në depo ka lëndë kimike të rrezikshme.

Një seri shpërthimesh që filluan më12 gusht u shkaktuan nga një zjarr i madh.

XS
SM
MD
LG