Ndërlidhjet

Do të gjykohen komandantët që dorëzuan Ramadin


Kryeministri irakian Haidar al-Abadi

Kryeministri irakian Haidar al-Abadi

Kryeministri irakian Haidar al-Abadi ka miratuar rekomandimin e hetuesve për të nisur procedurat e një gjyqi ushtarak kundër komandantëve të ushtrisë, të cilët ia dorëzuan qytetin Ramadi militantëve të Shtetit Islamik.

Ky njoftim është publikuar sot në faqen zyrtare të Abadit.

Akoma nuk është qartë se sa zyrtarë ushtarakë do të gjykohen.

Ramadi, i cili është kryeqyteti i provincën perëndimore Anbar, ra në duart e militantëve të IS-it në muajin maj.

Humbja e këtij qyteti konsiderohet si humbja më e madhe që ka pësuarushtria irakiane këto vitet e fundit.

Forcat irakiane momentalisht janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qytetit dhe janë duke u trajnuar për një gjë të tillë nga forcat amerikane.

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po ashtu po ndihmonë forcat irakiane për të rimarrë kontrollin e territoreve të humbura.

XS
SM
MD
LG