Ndërlidhjet

Sërish kolona, pritje deri në 4 orë në Merdare


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Në pikë-kalimin kufitar në Merdare, përsëri janë krijuar kolona të gjata veturave, që arrinë deri në një kilometër.

“Informacionet e orës 10:00 tregojnë se në Merdare në hyrje për në Republikën e Kosovës nuk ka pritje vetëm kohëzgjatja e procedurës normale, ndërsa në dalje kolona është e gjatë rreth 1 kolometër dhe pritjet zgjasin rreth 3 deri 4 orë varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq në pikë-kalimin kuftiar tek Dheu i Bardh, nuk ka kolona fare.

Kolona të veturave nuk ka as në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë dhe në Muqibabë.

Polica njofton se në pikat kufitare po punon me numër të shtuar të personelit “me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar”.

Policia porositë qytetarët, që të shfrytëzojnë pikë-kalime të tjera kufitare me Serbinë, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

XS
SM
MD
LG