Ndërlidhjet

Steinmeier: Situata në Ukrainë është shpërthyese


Frank-Walter Steinmeier
Frank-Walter Steinmeier

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se situata të lindje të Ukrainës është “shpërthyese” dhe duhet të mbahen bisedime urgjente për të parandaluar “një eskalim të ri ushtarak”.

Steinmeier i ka bërë komente në intervistën dhënë për Bild am Sonntag.

Ministri gjerman tha se ai i ka propozuar përfaqësuesve të Kievit dhe separatistëve pro-rusë që të takohen menjëherë me përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me qëllim që të ulen tensionet.

Marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në muajin shkurt në Minsk, është shkelur vazhdimisht nga të dyja palët.

Rreth 6,400 njerëz kanë vdekur që prej fillimit të luftimeve vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG