Ndërlidhjet

Vritet një ministër provincial në Pakistan


Ministri i provincës Punxhab në Pakistan është vrarë nga një sulm vetëvrasës me bomb.

Zyrtarët thonë se ministri i kësaj province Shuja Khanzada është vrarë gjatë shpërthimit i cili ndodhi pranë shtëpisë së tij.

Khanzada në kohën e shpërthimit ka qenë në shtëpi duke zhvilluar një takim me disa banorë lokalë.

Të paktën edhe 8 persona të tjerë kanë vdekur në këtë sulm dhe operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.

Zyrtarët besojnë se të paktën 20 persona kanë qenë në ndërtesë në kohën e shpërthimit.

Aleati i talibanëve, grupi ekstremisht Lashkar-e-Islam ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe është zotuar se do të ndërmarrë sulme të tilla edhe në të ardhmen.

Zyrtarët sidoqoftë, kanë theksuar se grupi ekstemist Lashkar-e-Islam në të kaluarën nuk ka kryer asnjë sulm të këtij niveli të lartë. Andaj ata thonë se ky sulm mund të jetë kryer nga talibanët ose nga grupi tjetër ekstremist Lashkar-e-Jhangvi.

XS
SM
MD
LG