Ndërlidhjet

logo-print

Fshatarët kanë gjetur mbetje të avionit, thonë zyrtarët


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Një zyrtar nga ministria e Transportit në Indonezi thotë se disa banorë të rajonit Papua, kanë njoftuar se kanë gjetur mbetje të aeroplanit të pasagjerëve, i cili kishte në bord 54 njerëz dhe i cili u zhduk sot.

“Aeroplani është gjetur nga fshatarët. Sipas banorëve, aeroplani është rrëzuar në male por akoma nuk e kemi verifikuar këtë informat”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i transportit ajror Suprasetyo, raporton AFP.

Autoritetet indoneziane më herët gjatë ditës njoftuan se kishin humbur kontaktin me aeroplanin i cili ishte nisur nga kryeqyteti i rajonit Papua, Jayapura për në Oksibil.

Autoritetet e aviacionit kanë njoftuar se bordin e këtij aeroplani ishin edhe 5 fëmijë.

Agjencia AFP citon një zyrtar i cili thotë se moti në këtë rajon malor është “shumë i keq”.

XS
SM
MD
LG