Ndërlidhjet

Të paktën 80 vetë janë vrarë në sulmet në Siri


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Pjesëtarë të ekipit të shpëtimit dhe aktivistë thonë se të paktën 80 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të kryera nga qeveria siriane në një treg në afërsi të Damaskut.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se qeveria siriane ka kryer 10 sulme ajrore kundër rebelëve në qytetin Douma.

Ky grup tha se “shumica e viktimave janë civilë”.

“Kjo është një masakër e dokumentuar”, tha Rami Abulrahman, i cili drejton këtë organizatë.

Aktivistët kanë publikuar online një video ku tregohen pasojat e këtij sulmi.

Reuters citon burime nga ushtria siriane të cilët thonë se sulmet ajrore kishin për cak selinë e grupit rebel Ushtria Islame. Ushtria siriane ka kryer sulme ajrore në Douma dhe afër Harastas.

Këto sulme ajrore vijnë përderisa shefi i OKB-së për ndihmë humanitare, Stephen O’Brien është takuar me zyrtarët e qeverisë në Damask.

Media shtetërore raporton se O’Brien është takuar me ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem dhe se zyrtarët e OKB-së në këtë takim kanë shprehur gadishmërinë e tyre që të punojnë me qeverinë për të lehtësuar vuajtjet humanitare që po u shkaktohen njerëzve.

Siria ka hyrë në vitin e pestë të luftës civile.

XS
SM
MD
LG