Ndërlidhjet

Merkel: FMN-ja të përfshihet në paketën e shpëtimit


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot se ajo pret që Fondi Monetar Ndërkombëtar të marrë pjesë në paketën e re të shpëtimit për Greqinë, duke thënë se shefja e FMN-së Christian Lagarde ka premtuar se do të lobojë për këtë çështje në bordin e institucionit që drejton.

“FMN-ja ka marrë pjesë në negociata dhe mbështesin marrëveshjen me Greqinë”, tha Merkel për ZDF.

“Nuk kam dyshim se ato që zonja Lagarde ka thënë do të bëhen realitet”, shtoi më tej ajo.

XS
SM
MD
LG