Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 80 të vrarë nga sulmet në Siri


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Së paku 82 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Qeverisë siriane në një treg, pranë Damaskut.

Sulmet e djeshme në qytetin Douma, që kontrollohet nga forcat rebele, kanë qenë ndër më të përgjakshmet në luftën civile të Sirisë.

Kreu i Koalicionit Kombëtar të opozitës, Khaled Khoja, i ka cilësuar ato si masakër dhe ka thënë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se 250 njerëz po ashtu janë plagosur.

XS
SM
MD
LG