Ndërlidhjet

Egjipti miraton ligje të rrepta antiterroriste


Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka miratuar ligje të rrepta kundër terrorizmit, për të luftuar kryengritjen islamike në vend.

Ligjet krijojnë gjykata të posaçme dhe ofrojnë mbrojtje shtesë nga pasojat ligjore për oficerët ushtarakë dhe policorë, të cilët kanë përdorur forcën.

Ato po ashtu imponojnë dënimin me vdekje për secilin që gjendet fajtor për krijimin ose udhëheqjen e një grupi terrorist.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se legjislacioni do të përdoret nga presidenti Sisi për të shtypur disidentët.

Egjipti, që dy vjet, është nën kthetrat e një kryengritjeje nga grupet islamike, që synojnë të rrëzojnë qeverinë e Sisit.

XS
SM
MD
LG