Ndërlidhjet

Indonezia lokalizon rrënojat e një aeroplani


Ilustrim
Ilustrim

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Indonezisë janë nisur drejt një pjesë të largët të rajonit Papua, ku besohet se është rrëzuar një aeroplan.

Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë lokalizuar rrënojat pranë qytetit Oksibil.

Aeroplani i kompanisë Trigana Air kanë qenë duke fluturuar në këtë qytet nga kryeqyteti provincial, Xhajapura, kur ka humbur kontaktet të dielën.

Në bordin e aeroplanit kanë qenë 44 pasagjerë të rritur, pesë fëmijë dhe foshnja dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nuk dihet ende nëse dikush ka mbijetuar.

XS
SM
MD
LG