Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Mariupol të Ukrainës


Mariupol
Mariupol

Sulme me artileri kanë goditur qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol.

Banorët lokalë i kanë përshkruar luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë si më të rëndat në më shumë se tre muaj.

Sipas raporteve, disa shtëpi janë shkatërruar në fshatin Sartana, ndërsa një depo e naftës është dëmtuar.

Të dielën, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se situata në lindje të Ukrainës është “shpërthyese” dhe se janë të nevojshme bisedime urgjente për të parandaluar “përshkallëzimin ushtarak”.

Mariupoli shtrihet përgjatë një rruge strategjike bregdetare që lidh Rusinë dhe rajonet që kontrollohen nga separatistët në lindje të Ukrainës me Krimenë.

Rajoni i Krimesë është aneksuar në mars të vitit 2014 nga Rusia.

XS
SM
MD
LG