Ndërlidhjet

logo-print

Kina “përdor agjentë të fshehtë” në SHBA


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai i Kinës, Xi Jinping - foto arkivi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai i Kinës, Xi Jinping - foto arkivi

Administrata Obama ka paralajmëruar Kinën mbi përdorimin e agjentëve në tokën e Shteteve të Bashkuara, raporton gazeta New York Times.

Pekini po drejton një fushatë globale për të riatdhesuar të arratisurit kinezë dhe për të rimarrë fondet e paligjdhme, shkruan gazeta duke cituar zyrtarë anonimë të SHBA-së.

Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar tashmë zyrtarët kinezë në lidhje me këto aktivitete.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të bëjë një vizitë shtetërore në SHBA, muajin e ardhshëm.

Gazeta New York Times shkruan se agjentët e fshehtë janë duke punuar nën udhëheqjen e Ministrisë kineze për Sigurinë Publike dhe hyjnë në SHBA, sipas të gjitha gjasave, me viza turistike ose tregtare.

XS
SM
MD
LG