Ndërlidhjet

SHBA shton fluturimet e telekomanduara


Ilustrim

Ilustrim

Gazeta Wall Street Journal raporton se ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke planifikuar që të rrisë në mënyrë drastike numrin e fluturimeve të telekomanduara, që është duke kryer në hapësirat e huaja ajrore, gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Plani i Pentagonit ka për qëllim të rrisë inteligjencën dhe aftësitë ajorore në një numër në rritje të zonave të konfliktit.

Parashihet që numri i fluturimeve të përditshme të rritet nga 61, sa është aktualisht, në 90 në vitin 2019.

Ky veprim do të sigurojë mbikëqyrje shtesë në Ukrainë, Irak, Siri, Detin e Kinës Jugore dhe Afrikën e Veriut.

Ai po ashtu do të zgjerojë aftësinë e Pentagonit për të kryer sulme ajrore vdekjeprurëse.

Ky veprim paraqet zgjerimin e parë të rëndësishëm të programit të telekomanduar të SHBA-së qysh në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG