Ndërlidhjet

Nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe


Ilustrim

Ilustrim

Në Prishtinë ka nisur sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, i cili do të zgjasë deri më 28 gusht.

Studiues nga vende të ndryshme të botës pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila shtjellon çështje të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Ky është seminari i 34-të me radhë.

Ai është themeluar në vitin 1974, por veprimtaria e tij është ndërprerë në vitin 1991 nga organet e atëhershme serbe.

Seminari ka rinisur punën në Prishtinë në vitin 2000, pasi dy sesione të tij, më 1995 dhe 1996, janë mbajtur në Tiranë.

XS
SM
MD
LG