Ndërlidhjet

Khamenei zotohet se do të bllokojë ndikimin e SHBA-së


Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është zotuar se marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore nuk do të lejojë ndikim ekonomik apo politik nga Shtetet e Bashkuara në Iran, duke shtuar se edhe vendi i tij por dhe SHBA-të mund ta refuzojnë marrëveshjen.

Në faqen zyrtare të Khameneit thuhet se negociatorët amerikanë “menduan se kjo marrëveshje… do ta hap Iranin karshi ndikimit të tyre”.

“Ne nuk do të lejojmë ndikimin politik, ekonomik dhe kulturor të Amerikës në Iran”, ka thënë ai.

Publikisht Khamenei as nuk e ka pranuar apo kundërshtuar marrëveshjen bërthamore, përmes së cilës do të hiqen sanksionet ekonomike ndërkombëtare të Teheranit.

Por Hossein Shariatmadari, përfaqësues i Khameneit dhe njëherësh redaktor i gazetës Kayhan, ka shkruar një editorial më 15 gusht, ku thoshte se udhëheqësi suprem është kundër marrëveshjes.

Parlamenti iranain dhe Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare pritet që këto ditë ta shqyrtojnë marrëveshjen bërthamore të arritur në Vjenë.

XS
SM
MD
LG