Ndërlidhjet

Siri: Rreth 100 të vrarë nga sulmet ajrore


Pamje nga tregu në qytetin Douma

Pamje nga tregu në qytetin Douma

Nga sulmet e djeshme ajrore të qeverisë siriane, janë vrarë afër 100 persona. Shefi për ndihmë humanitare i OKB-së ka thënë se sulme të tilla janë të tmerrshme dhe ka kërkuar që civilët të mbrohen nga akte të tilla.

Një sërë sulmesh ajrore u kryen dje në qytetin Douma dhe konsiderohen si sumet më të përgjakshme të kryera nga qeveria siriane, në këto katër vjet luftë.

Sulmet ajrore të 16 gushtit u kryen saktësisht dy vjet pas sulmeve ajrore me armë kimike, të cilat ndodhën në të njëjtin rajon.

Komuniteti ndërkombëtarë ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për sulmet me armë kimike.

Khaled Khoja, lideri i opozitës siriane, i ka quajtur sulmet e 16 gushtit “masakër” dhe ka bërë thirrje që akte të tilla “të mos mbesin pa u ndëshkuar”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 250 njerëz janë plagosur në këto sulme.

Gjithashtu ky grup me bazë në Londër ka thënë se qeveria siriane ka kryer 10 sulme ajrore pranë një tregu dhe se “shumica e viktimave ishin civilë”.

XS
SM
MD
LG