Ndërlidhjet

Maqedonia kërkon ndihmë nga BE-ja për krizën e migrantëve


Vrapi drejt Serbisë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Vrapi drejt Serbisë

Kriza me migrantët ka marrë përmasa shqetësuese, andaj edhe kërkon një përgjigje globale, thonë drejtuesit e institucioneve dhe të organizatave joqeveritare në Maqedoni, të cilët janë ndër më të angazhuarit në ndihmë të personave në nevojë.

“Numri i migrantëve po rritet nga 1,500 deri në 2,000 në ditë. Dje për herë të parë në qytetin e Gjevgjelisë, pranë kufirit me Greqinë, kanë ardhur edhe ekipe speciale të policisë dhe të Qendrës për Menaxhim me Kriza. Përparësi po u jepet personave të moshuar, grave dhe fëmijëve. Nuk lejuan mbingarkimin e trenit dhe meqë nuk kishte transport plotësues, shumë prej migrantëve natën e kaluan në shi“, thotë Mersiha Smailoviq nga organizata “Legis“.

Për dallim nga shumë shtete tjera të Bashkimit Evropian, Maqedonia ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete për valën e re të migrantëve që presin para kufijve të Maqedonisë.

Organizatat joqeveritare thonë se janë me mijëra refugjatë nga Siria që presin për të depërtuar në Maqedoni, në rrugën e tyre drejt destinacionit të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian.

Strategjia e re e Brukselit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet të përfshijë edhe Maqedoninë, pasi situata mund të dalë nga kontrolli pas njoftimeve se BE-ja mund të pranojë deri në 60 mijë emigrantë.

“Maqedonia do të vazhdojë të ndjek nga afër gjendjen duke bërë analiza përkatëse dhe në mënyrë preventive të përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm. Por, ne besojmë dhe presim që bashkësia ndërkombëtare do të angazhohet për zgjidhjen globale të problemit, meqë nuk bëhet fjalë as për problem lokal e as për rajonal, por për problem të përmasave botërore”.

“Deri tani nuk kemi hasur në probleme qoftë të natyrave humanitare apo të sigurisë, por kjo nuk do të thotë që të mos ndërmerren masa parandaluese dhe në këtë aspekt duhet të kemi edhe ndihmën e BE-së“, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ndryshe, kohë më parë nga Komisioni Evropian, njoftuan për Radion Evropa e Lirë, masat që po përgatit Brukseli për ballafaqim me krizën e emigrantëve.

“Komisioni Evropian ka vendosur një agjendë për migrimin e cila parasheh një përgjigje të koordinuar të BE-së për sfidat e përbashkëta me migrimin nëpërmjet zhvillimit të politikave të brendshme dhe të jashtme, forcimin e kapaciteteve të agjencive të BE-së, me përfshirjen e të gjithë faktorëve relevant”.

“Sa i përket masave urgjente gjatë kryesimit tonë me BE-në në samitin e jashtëzakonshëm më 20 korrik, ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të shteteve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje, e cila parasheh sistemimin e 52 mijë migrantëve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.

"Bisedimet do të vazhdojnë deri në fund të kryesimit tonë për të arritur shifrën deri në 60 mijë persona. Masat parashohin edhe mjete të përbashkëta për luftimin e kriminalitetit dhe trafikimit me qenie njerëzore“, ka deklaruar në një intervistë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Jean Aselborn, ministër i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, vend ky i cili aktualisht kryeson me BE-në.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, numri më i madh i migrantëve është nga Siria, rreth 20 mijë të evidentuar, por shifra besohet të jetë shumë e madhe për shkak se shumë prej tyre ilegalisht hyjnë në Maqedoni, prej nga sërish në mënyrë ilegale kalojnë në Serbi për të vazhduar rrugën drejt vendeve të BE-së.

XS
SM
MD
LG