Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Punxhab


Pamje nga sulmi i 16 gushtit në provincën Punxhab

Pamje nga sulmi i 16 gushtit në provincën Punxhab

Policia pakistenze thotë se numri i viktimave nga dy sulme vetëvrasëse me bombë, ku u vra edhe një ministër provincial që kundërshtonte talibanët, ka shkuar në 18.

Sulmi i djeshëm kishte për cak shtëpinë e ministrit të provincës Punxhab, Shuja Khanzada.

Khanzada në kohën e sulmit ishte duke u takuar me disa banorë lokalë.

Rreth 25 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Khanzada ishte udhëheqës i fushatës kundër esktemistëve islamikë në provincën Punxhab.

XS
SM
MD
LG