Ndërlidhjet

logo-print

Monitoruesit: Raportime shqetësuese për sulme kimike nga IS-i


Drejtori i Organizatës për ndalimin e Armëve Kimike Ahmet Uzumcu

Drejtori i Organizatës për ndalimin e Armëve Kimike Ahmet Uzumcu

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka shprehur sot “shqetësim të madh” lidhur me raportimet se grupi militant Shteti Islamik ka përdorur armë kimike në Irak.

Kjo organizatë ka qenë në kontakt me qeverinë irakiane dhe “do të analizojë çdo raport që do të pranojë” për këtë çështje.

Zyrtarët gjermanë kanë dekluarar javën e kaluar se luftëtarët kurdë Peshmerga, në veri të Irakut, duket se janë sulmuar më 11 gusht me armë kimike dhe disa njerëz kishin pasur “vëshirrësi me frymëmarrje”.

Këtu akuza janë konsideruar “të besueshme” nga zyrtarë amerikanë.

The Wall Streel Journal ka cituar zyrtarë amerikanë të cilët thonë se në këto sulme janë përdorur agjentë kimikë, të cilët mund të jenë nga depotëe lëndëve helumese të Presidentit Bashar al-Assad, të cilat u asgjësuan pasi Siria iu bashkua Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG