Ndërlidhjet

Nis gjykimi ndaj 5 rusëve për nxitje të urrejtjes


Moskë, gusht 2014

Moskë, gusht 2014

Në një gjykatë në Moskë sot ka filluar gjykimi ndaj 5 rusëve të cilët po akuzohen për nxitje të urrejtjes, pasi në majën e një rokaqielli të epokës sovjetike, kishin ngjyros flamurin e Ukrainës.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 20 gusht të vitit të kaluar.

Pesë personat u akuzuan, pasi tensionet në mes të Kievit dhe Moskës u rritën, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe fillimi i luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ata po akuzohen për “vandalizëm dhe huliganizëm me qëllim të destabilizimit të situatës në Moskë, duke nxitur urrejtje”.

Të akuzuarit – tre burra dhe dy gra- nëse gjenden fajorë, mund të dënohen me 7 vjet burgim.

Ata janë deklaruar të pafajshëm në seancën e sotme dëgjimore në gjykatën e qarkut Taganka të Moskës.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se klientët e tyre nuk kanë kryer këto vepra penale.

XS
SM
MD
LG