Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e 3 llojeve të verërave


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka ndaluar importimin e 3 llojeve të verërave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim eshtë në kuadër të veprimeve që Moska ka marrë kundër produkteve që vijnë nga vendet që kritikojnë Rusinë për aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Agjenciaruse Rospotrebnadzor, ka ndaluar tre lloje të verës të prodhuar në Kaliforni.

Kjo agjenci thotë se hetimet kanë treguar se në këto produkte ka pasur nivele të larta të acidit dhe disa pesticideve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione ekonomike kundër Rusisë për shkak të konfliktit të Ukrainë.

Si kundërpërgjigje, Rusia ka ndaluar importimin e shumicës së produkteve ushqimore nga Perëndimi – edhe pse alkooli deri më tash nuk ishte i përfshirë në këtë listë.

XS
SM
MD
LG