Ndërlidhjet

Rusi: Hetohen personat që bëjnë selfie me të vdekurit


Rrjeti social rus VKotakte
Rrjeti social rus VKotakte

Policia ruse thotë se është duke hetuar një komunitet në internet që u bënë thirrje njerëzve të postojnë selfie me persona të vdekur dhe ofron shpërblim monetar për ata që bëjnë një gjë të tillë.

Zëdhënësja e policisë së qytetit Syktyvkar thotë se hetimet janë duke u zhvilluar ndaj një grupi që e quan veten “Selfie me të vdekurit”, në rrjetin social rus Vkontakte.

Në këtë grup thuhet fotografitë më të mira me të vdekurit, do të paguhennga 15 deri 76 dollarë.

Administratorit kryesor të këtij komuniteti, i quajtur Alfred Polyakov, i është ndaluar qasja në këtë komunitet për arsye të “aktivitetit të dyshimt”.

Polyakov i ka thënë AFP-së se ai është 28 vjeçar dhe është profesor i univeristetit të Donjeckut- qytet në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Ai ka thënë se ka krijuar këtë komunitet online “me qëllim që të ndryshojë qëndrimet tradicionale karshi vdekjes”.

XS
SM
MD
LG