Ndërlidhjet

Bankok: Sulm me bombë, dhjetëra të vrarë


Bankok, Tajlandë
Bankok, Tajlandë

Në kryeqytetin e Tajlandës ka shpërthyer një bombë, e cila ishte e vendosur në një motoçikletë.

Nga ky sulm kanë vdekur të paktën 12 persona.

Zyrtarët që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë thënë se rreth 20 persona janë plagosur.

Asush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim i cili ndodhi në Erëan Shrine, që gjendet në qendër të Bankokut.

Qeveria tajlandeze është duke luftuar kundër kryengritësve myslimanë në shtetin i cili është kryesisht i banuar me budistë edhe pse rebelët kanë kryer sulme jashtë pjesës jugore të vendit.

Policia është duke hetuar nëse ka bomba të tjera në këtë zonë.

Që prej majit të vitit 2014, ushtria është duke udhëhequr me Tajlandën, pasi për muaj me radhë ishin organizuar protesta anti-qeveritare të cilat çuan në rrëzimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG