Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dënon një anëtar të një organizate islamike


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Shën Petersburg, ka burgosur një anëtarë të grupit të ndaluar islamik.

Gjykata Ushtarake e Leningradit e ka shpallur fajtor qytetarin rus Gapur Magomedov, për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës Hizb ut-Tahrir dhe e ka dënuar atë me 5 vjet burgim.

Gjykata e njëjtë po ashtu ka dënuar qytetarin kirgiz Makhamadimin Saliev me 5 vjet burgim për të njëjtat akuza disa ditë më parë.

Hizb ut-Tahrir është organizatë sunite me bazë në Londër. Ajo kërkon që të bashkojë të gjitha shtetet myslimane brenda një kaliftati islam.

Hizb ut-Tahrir thotë se është organizatë paqësore por Gjykata Supreme e Rusisë e shpalli atë të ndaluar në vitin 2003, duke e cilësuar si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG