Ndërlidhjet

Ish-agjenti rus dorëzohet vullnetarisht


Një ish-agjent i KGB-së, i cili jetoi për 6 vjet në një kishë në Kanadë për të evituar dëbimin për në Rusi, është larguar nga Kanada, ka thënë avokati i tij.

Mikhail Lennikov, 55 vjeçar, është larguar nga Kisha Luteriane e Vankuverit javën e kaluar pasi ka negociuar me Agjencinë e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë.

Avokati i Lennikovit, Hadayt Nazami ka thënë se klienti i tij vullnetarisht është larguar nga kisha ku po qëndronte që prej vitit 2009.

Ai nuk tha saktësisht se kur Lennikov ka udhëtuar për në Rusi.

Lennikov është përcjellë nga zyrtarë të Agjencisë për Shërbimeve Kufitare të Kanadasë për në Toronto, prej ku ai ka fluturuar për në Moskë, ka thënë avokati i tij.

Ish-agjenti i KGB-së, Lennikov që prej vitit 1997 ka jetuar në Kanada së bashku em familjen e tij. Më 3 qershor 2009 ishte urdhëruar të estradohej në Rusi, për shkak të aktiviteteve që ai në vitet e 80-ta kishte punuar si përkthyes nga japonishtja në rusisht për KGB-në.

Ai para qeverisë kanadeze në vitin 1999 kishte pranuar se ka qenë pjesë e shërbimit të spiunazhit të Bashkimit Sovjetik.

Lennikov më herët kishte deklaruar se ka frikë se në Rusi do të akuzohet për tradhëti por avokati i tij tash ka thënë se kjo akuzë nuk qëndron më ndaj klientit të tij.

Bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë shtetësi kanadeze, pritet që të qëndrojnë në Kanada.

XS
SM
MD
LG