Ndërlidhjet

logo-print

Vritet lideri i Emiratit të vetëshpallur të Kaukazit


Ilustrim

Ilustrim

Në Dagestan të Rusisë, është vrarë lideri i Emiratit të vetëshpallur të Kaukazit.

Komiteti Antiterror i Rusisë thotë se Magomed Abdulayev, i cili njihet edhe si Abu Dujana, është vrarë gjatë një operacioni special të ndërmarrë sot në qarkun Untsukul në Dagestan.

Komiteti thotë se Abdulayev ka zëvendësuar Magomed Suleimanovin, si lider i Emirateve të Kaukazit.

Suleimanov, i njohur edhe si Abu Usman Gimrinsky, është vrarë gjatë një operacioni të forcave ruse në të njëjtin qark të Dagestanit më 11 gusht.

Suleimanov ishte shpallur lider i Emirateve të Kaukazit në muajin prill.

XS
SM
MD
LG