Ndërlidhjet

Policia uzbeke në kërkim të dy grave të armatosura


Flamuri i Uzbekistanit

Flamuri i Uzbekistanit

Mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë në Uzbekistan në rajonin Ferghana janë duke kërkuar dy gra të cilat dyshohen se janë sulmuese vetëvrasëse.

Burimet në policinë e qarkut Rishton, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se policia ka bllokuar këtë qark pas informacioneve se dy gra të armatosura me pistoleta dhe granata, kanë vjedhur një shtëpi dhe kanë tentuar që të vjedhin edhe në një shtëpi tjetër.

Policia ka njoftuar banorët për këtë ngjarje që ka ndodhur dje dhe policia tashmë është në kërkim të dy grave.

Sipas policisë,nga pamjet që kanë parë nga një kamerë e sigurisë, të dyshuarat kanë pasur të veshur rroba të ngjajshme me ato që përdorin sulmuesit vetëvrasës.

XS
SM
MD
LG