Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Të paktën 18 të vrarë nga sulmi me bombë


Sulmi me bombë në Bankok

Sulmi me bombë në Bankok

Një bombë e cila ishte e lidhur në një motoçikletë ka shpërthyer në kryeqytetin e Tajlandës.

Nga ky shpërthim janë vrarë të paktën 18 persona.

Zyrtarët që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë thënë se të paktën edhe 20 persona të tjerë janë plagosur.

Disa shtetas të huaj raportohet se janë në mesin e të vrarëve.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Eraëan Shrine, që ndodhet në qendrën e Bankokut.

Qeveria tajlaneze po përballet me kryengritje të myslimanëve në jug të vendit, i cili është me shumicë budiste.

Rebelët rrallë kanë kryer sulme jashtë pjesës jugore të Tajlandës.

Policia ka thënë se është duke kontrolluar për bomba të tjera në këtë zonë.

Tajlanda që prej muajit maj të vitit 2014 udhëhiqet nga ushtria, pasi protestat antiqeveritare që u organizuan për disa muaj me radhë, çuan në rrëzimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG