Ndërlidhjet

SHBA dënon sulmet në Siri


Sulmet në Douma, Siri
Sulmet në Douma, Siri

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet e qeverisë siriane afër qytetit të Damaskut, ku u vranë afër 100 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.

Zëdhënësi i Departanentit të Shtetit, John Kirby ja thënë se sulmet ajrore të “fundit të qeverisë së presidentit Bashar al-Assad nëpër tregje dhe sulmet e tjera nëpër spitale, protesta, tregojnë mospërfilljen e regjimit të jetës së njeriut”.

Një seri e sulmeve ajrore u kryen në qytetin Douma, që konsiderohen si sulmet më të përgjakshme të kryera nga Siria në këto katër vjet luftë.

Lideri i opozitës siriane, Khaled Khoja i ka quajtur sulmet ajrore të 16 gushtit në qytetin Douma “masakër” dhe ka bërë thirrje që akte të tilla “të mos mbeten pa u ndëshkuar”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e njeriut ka thënë se 250 njerëz janë lënduar në 10 sulmet e kryera nga qeveria afër një tregu të mbushur plot me njerëz, duke shtuar se “shumica e viktimave ishin civilë”.

XS
SM
MD
LG