Ndërlidhjet

Franca vazhdon kërkimet për MH370


Mbetje të një avioni të gjetura në ishullin Reunion

Mbetje të një avioni të gjetura në ishullin Reunion

Franca do të vazhdojë kërkimet për gjetjen e mbetjeve të tjera të fluturimit MH370 të Malaysia Arilens, edhe pse në kërkimet që zgjatën 10 ditë, nuk u gjet asnjë provë e rëndësishme.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në Oqeanin Indian, në ishullin Reunion.

Një pjesë e krahut të aeroplanit ishte gjetur në këtë ishull muajin e kaluar. Kjo ishte prova e parë e gjetur, e cila mund të hedhë dritë mbi fatin e aeroplanit, i cili u zhduk më 8 mars të vitit 2014, me 239 njerëz në bord.

Autoritetet malajziane kanë thënë se pjesa që është gjetur i përket aeroplanit të zhdukur, edhe pse autoritetet franceze, amerikane dhe ato australiane, akoma nuk kanë konfirmuar këtë pretendim.

XS
SM
MD
LG