Ndërlidhjet

Tsarnaev kërkon gjykim të ri


Dzhokhar Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Sulmuesi i maratonës së Bostonit, ka kërkuar një gjykim të ri, duke i thënë gjykatës federale se publiciteti i keq i tij, ia ka pamundësuar atij të ketë një gjykim të drejtë në Boston.

Avokatët e Dzhokhar Tsarnaev, i cili është me prejardhje çeçene,e kanë mbështetur këtë kërkesë mbi zemërimin e publikut në Boston, pas sulmit të vitit 2013. Ata thanë se gjykatësit në Boston, nuk kanë mundur të jenë objektiv karshi klientit të tyre.

Në pretendimin për “publicitetin e keq”, avokatët e Tsarnaev kanë renditur disa ngjarje që janë mbajtur për viktimat e këtij sulmi.

Në bombardimet në maratonën e Bostonit tre vetë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG