Ndërlidhjet

Abadi vazhdon reformat në Qeveri


Kryeministri irakian Haider al-Abadi
Kryeministri irakian Haider al-Abadi

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka thënë sot se ai ka anuluar kontratat e këshilltarëve të cilët ishin punësuar si kontraktues në ministri dhe se ai gjithashtu është duke shkurtuar numrin e këshilltarëve të vet, të presidentit dhe të kryetarit të parlamentit.

Ai tha se presidenti, kryetari i parlamentit dhe ai do të kenë nga 5 këshilltarë.

Nuk është e qartë se sa këshilltarë do të largohen nga puna.

Ky vendim i Abadit është në kuadër të reformave që ai ka nisur në fillim të këtij muaji, me qëllim që të zvogëlojë korrupsionin dhe pozitat e panevojshme në qeveri.

Shkarkimet e fundit janë në kuadër të reformave gjithpërfshirëse të nisura nga qeveria më 9 gusht, që kanë për qëllim zvogëlimin e korrupsionit dhe të paaftësisë së qeverisë, për të cilën, kritikët thonë se ka privruar irakianët nga shërbimet bazë.

Kritikët thonë se këto po ashtu minojnë përpjekjet e qeverisë për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Më 16 gusht, Abaddi ka shkurtuar 11 poste në kabinetin qeverisës, duke lënë vetëm 22 ministri nga 33 sa ishin më parë.

XS
SM
MD
LG