Ndërlidhjet

Banglladesh: Arrestohen për vrasje një britanik dhe 2 të tjerë


Ilustrim

Ilustrim

Forcat speciale të Banglladeshit kanë arrestuar tre militantë të dyshuar islamikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një qytetarë britanik, i cili sipas policisë është “ideatori kryesor” të vrasjes së dy blogerëve ateistë.

Batalioni për Reagim të Shpejt i Banglladeshit, ka thënë se 58 vjeçari Touhidur Rahman dhe dy persona të tjerë të arrestuar janë “anëtarë aktivë” të grupit ekstremist Grupi Ansarullah Bangla.

Ramhan është qytetarë i Britanisë por është me origjinë nga Banglladeshi.

Të arrestuarit po akuzohen se kanë planifikuar dhe vrarë dy blogerë ateistë, më herët gjatë këtij viti.

Aktivisti Avijit Roy ishte vrarëpasi u sulmua me hanxhar në Dhaka më 26 shkurt.

Një tjetër bloger, Ananta Bijou Das është vrarë po ashtu me hanxhar,më 12 maj, nga katër sulmues.

Grupi Ansarullah Bangla ka marrë përgjegjësinë për të dyja vrasjet si dhe për vrasjen e të paktën edhe 4 blogerëve ateistë.

XS
SM
MD
LG