Ndërlidhjet

Maqedoni: Imigranti u godit për vdekje nga treni


Pamje e imigrantëve në Maqedoni afër kufirit me Serbinë

Pamje e imigrantëve në Maqedoni afër kufirit me Serbinë

Policia e Maqedonisë thotë se një imigrant, duke ecur përgjatë binarëve të hekurudhës në pjesën veriore të kufirit me Serbinë, ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren transportues.

Ai vdiq dje deri sa dërgohej në spital në Shkup. Ky është personi i 29-të që është vrarë në binarë të trenit në afro dy vitet e fundit.

Maqedonia është rruga kryesore tranzitore për imigrantët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, që nisen për në Greqi, e pastaj për në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Muajin e kaluar janë regjistruar pothuajse 38 mijë imigrantë, që kanë kaluar nëpër Maqedoni, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Policia në Maqedoni thotë se ditën e diel i ka arrestuar tre sirianë afër kufirit jugor me Greqinë, kur grupi i imigrantëve ka hedhur gurë, shishe qelqi dhe këpucë, kundër pjesëtarëve të policisë, e cila përpiqej të vendoste rregull në stacionin e trenit në Gjevgjeli, ku qindra vetë synonin të udhëtonin me trena për në Serbi.

XS
SM
MD
LG