Ndërlidhjet

SHBA: Emailet e Hillary Clintonit dërgohen për rishqyrtim


Hillary Clinton gjatë një fjalimi të saj në kuadër të fushatës për nominim presidencial në Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara
Hillary Clinton gjatë një fjalimi të saj në kuadër të fushatës për nominim presidencial në Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara

Departamenti amerikan i shtetit thotë se deri tash i ka identifikuar 305 emaile të dërguar nga serveri privat i ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, për rishqyrtim, nëse ata potencialisht përmbajnë informata sekrete.

Departamenti tha se në dosjen gjyqësore të përgatitur dje, emailet janë dërguar për rishqyrtim nga një mostër prej afro 20% të emaileve të zonjës Clinton, për të cilët duhet të vendoset se a mund të publikohen apo jo.

Ky zhvillim po ndodh pasi Hillary Clinton, aktualisht kandidate udhëheqëse demokrate për nominimin presidencial në vitin 2016, gjatë një interviste në kuadër të fushatës së vet në shtetin Ajova, gjatë fundjavës, tha se ajo nuk ka pranuar ose dërguar asnjë email si sekretare e shtetit, që ka përmbajtur informacion sekret.

Në muajin dhejtor, zonja Clinton i ka dorëzuar afro 30 mijë emaile, që i kishte dërguar dhe pranuar, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit në periudhën 2009 – 2013.

Por, shumë prej tyre ishin fshirë ose nuk i ishin dhënë agjencisë FBI, e cila po zhvillon hetime për sigurinë e dokumenteve dhe informacioneve federale, që përfshiheshin në emailet e zonjës Clinton.

XS
SM
MD
LG