Ndërlidhjet

Nëna e gazetares konsideron se procesi kundër saj është “gënjeshtër”


Elmira Ismayilova, nëna e gazetares Khadija Ismayilova

Elmira Ismayilova, nëna e gazetares Khadija Ismayilova

Në një gjykatë në Baku të Azerbajxhanit sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër gazetares investigative, Khadija Ismayilova, ndërsa nëna dhe motra e saj kanë shprehur dyshime për paanësinë e gjykatës.

Gazetarja 39 vjeçare, Khadija Ismayilova, 39 vjeçare, ish-bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, që ka fituar çmime për raportimin e saj lidhur me korrupsionin në mesin e zyrtarëve në këtë vend të pasur me naftë, është e akuzuar për përvetësim, shmangie të taksave dhe keqpërdorim të pozitës.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë të motivuara politikisht.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore konsiderojnë, po ashtu, se akuzat janë të motivuara politikisht.

Nëna e saj, Elmira Ismayilova, u tha sot gazetarëve se procesi është “gënjeshtër prej fillimit e deri në fund”.

XS
SM
MD
LG