Ndërlidhjet

Maliki: Nuk kam përgjegjësi për Mosulin, fajtore Turqia


Ish-kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki
Ish-kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki

Ish-kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, e ka hedhur poshtë një raport të parlamentit, që rekomandon se ai dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe ushtarakë, duhet të paraqiten në gjykatë për shkak të rënies së Mosulit nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, në vitin 2014.

Në një postim në rrjetin Facebook, Maliki ka shkruar se gjetjet e raportit “nuk kanë vlerë” dhe se rënia e Mosulit ishte pasojë e “konspiracionit të planifikuar në Ankara, pastaj ky konspiracion kishte lëvizur në Irbil”, që është kryeqytet i rajonit verior kurd në Irak.

Ligjvënësit irakianë dje e kanë mbështetur një raport dhe e kanë dërguar atë në prokurorinë e përgjithshme për aksion të mundshëm juridik.

Militantët e Shtetit Islamik, që kanë marrë territore të gjëra në pjesën perëndimore dhe veriore të Irakut, e okupuan qytetin Mosul në qershor të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG