Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ushtrime ushtarake 500 kilometra larg Ukrainës


Pamje nga një ushtrim i mëparshëm ushtarak në Rusi

Pamje nga një ushtrim i mëparshëm ushtarak në Rusi

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se faza e parë e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të disa shteteve të Unionit të Shteteve të Pavarura, fillon sot dhe do të përfundoj deri më 11 shtator.

Në këto ushtrime përfshihen më se një mijë ushtarë dhe sisteme raketore mbrojtëse, aeroplanë luftarakë dhe transportues, helikopterë sulmues, e pajisje të tjera të rënda ushtarake.

Ministria ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së parë, trupat dhe pajisjet ushtarake rivendosen në bazën stërvitore Ashuluk, që është 500 kilometra larg kufirit të Rusisë me pjesën lindore të Ukrainës.

Pos Rusisë, në këto ushtrime ushtarake marrin pjesë edhe Bjellorusia, Kazakistani, Taxhikistani, Kirgizia dhe Armenia.

Trupat nga vendet e tjera marrin pjesë si vëzhgues.

XS
SM
MD
LG