Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Kryqi i Kuq planifikon ndihma për imigrantët në Greqi


Imigrantët në ishullin Lesbos në Greqi

Imigrantët në ishullin Lesbos në Greqi

Kryqi i Kuq i Gjermanisë ka njoftuar sot se planifikon shpërndarjen e kompleteve të higjienës për imigrantët në ishullin grek, Lesbos, në përpjekje për parandalimin e përhapjse së sëmundjeve.

Për mesin e muajit shtator, planifikohet dërgimi i më se 19 mijë kompleteve të këtilla, që përmbajnë furnizim dymujor me pasta për dhëmbë, sapunë, detergjente, prodhime për kujdes të foshnjeve dhe pelena.

Shefi i Kryqit të Kuq të Gjermanisë, Rudolf Seiters, tha se situata në këtë ishull të vogël grek është e vështirë dhe shumë imigrantë që arrijnë nëpërmjet anijeve, janë të lodhur dhe nuk kanë kujdes mjekësor.

Sipas tij, policia ishte e lodhur dhe e ballafaquar me numër më të madh të imigrantëve, të cilët janë të frustruar për pritje të gjata me ditë të tëra për dokumente, dhe shpeshherë nuk marrin ndihmë themelore.

Shumica e imigrantëve në këtë ishull janë larguar nga konfliktet në Siri dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG