Ndërlidhjet

Rusi: Konfiskohen tonelata të prodhimeve të jashtme


Buldozeri duke i shkatërruar kutitë me djathë në Rusi

Buldozeri duke i shkatërruar kutitë me djathë në Rusi

Policia e Rusisë thotë se i ka arrestuar gjashtë vetë të akuzuar se e kanë udhëhequr një grup të kontrabndimit ndërkombëtar, i cili në Rusi ka sjellur prodhime të jashtme të djathit në vlerë prej afro 30 milionë dollarë.

Policia në Shën Petersburg tha se janë konfiskuar edhe 470 tonelata të materialeve që përdoren për prodhimin e djathit dhe pajisje me etiketa të falsifikuara.

Prej vitit 2014, në Rusi është i ndaluar djathi i prodhimit perëndimor dhe produktet e tjera të agrikulturës, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione ekonomike për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Në javët e fundit, duke e pranuar hapur se ndalesa në masë të gjërë nuk ishte respektuar, agjencia për mbikëqyrjen e agrikulturës në Rusi, Rosselkhoznadzor, ka publikuar shkatërrimin e tonelatave të ushqimit të kontrabanduar.

Pamje televizive të djathit që shkatërrohej me buldozerë nga ana e autoriteteve të Rusisë, ka shkaktuar zemërim në mesin e rusëve të zakonshëm, që vuajnë nga vështirësitë ekonomike, të përkeqësuara nga sanksionet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG