Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa e Meucci disktuan për përfundimin e mandatit të EULEX-it


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, Gabriele Meucci, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me përgatitjet dhe gatishmërinë e qeverisë për përfundimin e mandatit të EULEX-it, në qershor të vitit 2016.

Mëtutje, në njoftimin e EULEX-it, theksohet se ky mision i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin dhe Autoritetet e Kosovës për të siguruar se janë plotësuar standardet e kërkuara dhe është arritur progres i fuqishëm në 10 muajt e mbetur të mandatit të misionit EULEX.

XS
SM
MD
LG