Ndërlidhjet

OKB: Afro 400 fëmijë të vrarë në Jemen


Prej muajit mars, nga konflikti në Jemen janë vrarë afro 400 fëmijë, ndërsa pothuajse numër i njejtë i fëmijëve janë rekrutuar nga grupet e armatosura, ka thënë mbrëmë agjencia UNICEF.

Ky është raporti i parë i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për fëmijë, dhe vërejtja e parë për situatën në Jemen, ku koalcioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton kundër kryengritësve shiitë huthi, prej fundit të muajit mars të këtij viti.

Mëtutje, në raport theksohet se para një jave, 398 fëmijë janë vrarë, ndërsa më tepër se 600 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu, 377 fëmijë janë rekruatuar për të luftuar dhe 1.3 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Fëmijët po e bartin barrën e konfliktit brutal të armatosur”, thotë raporti i UNESCO-s dhe shton se “ata janë vrarë nga bombat ose plumbat, e ata që i mbijetuan sulmet ballafaqohen me kërcënim në rritje nga sëmundejt dhe ushqimi i dobët”.

Nga kjo luftë janë vrarë më se 4,300 vetë, shumica prej tyre civilë, ndërsa janë përhapur sëmundje dhe ka uri në rajonet e këtij vendi.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se të dy palët në konflikt po i shkelin ligjet e luftës dhe nuk po bëjnë sa duhet për t’i mbrojtur civilët.

XS
SM
MD
LG