Ndërlidhjet

Siri: Militantët e IS-it e ekzekutojnë një intelektual në Palmira


Militantët e Shtetit Islamik duke i shkatërruar antikitetet në Palmira të Sirisë

Militantët e Shtetit Islamik duke i shkatërruar antikitetet në Palmira të Sirisë

Militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë ekzekutuar intelektualin, Khaled Assad, në qytetin e lashtë Palmira në Siri dhe e kanë varur trupin e tij në një shtyllë në sheshin kryesor, ka njoftuar familja e tij.

Shefi i ekspertëve shtetëror të antikiteteve në Siri, Maamoun Abdulkarim, tha se familja e tij e kishte informuar se militantët e Shtetit Islamik e kishin ekzekutuar Assadin 82 vjeçar, i cili për 50 vjet kishte punuar si shef i antikiteteve në qytetin Palmira.

Khaled Assad ishte burgosur për më tepër se një muaj nga grupi radikal sunit, Shteti Islamik, që në muajin maj të këtij viti e kishte okupuar qytetin Palmira në Siri.

“Prania e vazhdueshme e këtyre kriminelëve në këtë qytet është mallkim”, tha Maamoun Abdulkarim.

XS
SM
MD
LG