Ndërlidhjet

SHBA: Miratohet pilula për nxitjen e dëshirës seksuale te femrat


Pamje e ilaçit Addyi, që është quajtur edhe "Vigara femërore"

Pamje e ilaçit Addyi, që është quajtur edhe "Vigara femërore"

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe e Shteteve të Bashkuara (FDA) e ka miratuar pilulën e parë që ka për qëllim rritjen e dëshirës seksuale te femrat, që është një lëvizje e pritur gjatë nga industria farmaceutike, për ta përsëritur suksesin e ilaçit për impotencë të meshkujve, siç është Viagra.

Por, miratimi i kësaj pilule për përdorim ditor, që quhet Addyi, është bërë edhe me vërejtje.

Në paketimin e ilaçit do të përfshihet edhe vërejtja, e tipit më serioz, me të cilën mjekët dhe pacientet alarmohen për rrezikun e shtypjes së ulët të gjakut dhe ligështimin, veçanërisht nëse pilula kombinohet me alkool.

Femrat që e përdorin këtë ilaç duhet ta marrin atë për disa javë, në mënyrë që t’i shohin përfitimet eventuale, por edhe efektet e mundshme negative dytësore.

XS
SM
MD
LG