Ndërlidhjet

Afganistan: Shqetësim për të shtënat artilerike nga Pakistani


Presidenti Ashraf Ghani gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë
Presidenti Ashraf Ghani gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë

Afganistani e ka ftuar ambasadorin e Pakistanit për ta shpjeguar përleshjen ndërmjet forcave të sigurisë së dy vendeve fqinje, nga të cilat u vranë tetë kufitarë afganë.

Ministria e jashtme e Afganistanit, ka deklaruar mbrëmë vonë se është seriozisht e shqetësuar për të shtënat e rënda artilerike nga forcat e Pakistanit, kundër pikave kufitare në provincën afgane, Kunar.

Në kumtesë theksohet se “vazhdimi i lëvizjeve të tilla nga ushtria e Pakistanit do të ketë efekte të kundërta në marrëdhëniet bilaterale”.

Afganët e kanë shprehur sot zemërimin e tyre kundër Pakistanit në rrugët e kryeqytetit Kabul, gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë.

Me këto ceremoni për Ditën e Pavarësisë, shënohet përvjetori i Marrëveshjes Anglo-Afgane të vitit 1919, që ishte një marrëveshje e armëpushimit me forcat koloniale britanike, të cilat i kishin dhënë Afganistanit vetëvendosje në punët e jashtme.

XS
SM
MD
LG